Lajme
Kryetari Hamza priti në takim drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit Mileniumi i Kosovës Petrit Selimi
- 24/12/2021
- By RTV Mitrovica
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim pune drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, z. Petrit Selimi.
Në këtë takim është biseduar lidhur me projektin e këtij fondacioni që ka të bëjë me përmirësimin e efiçiencës së energjisë, ku përfituese është edhe Komuna e Mitrovicës në sektorin e banimit, me fokus në renovimet e njësive të banimit dhe ndërtesat shumë banesore.
Kryetari Hamza ka përshëndetur investimet e Fondacionit Mileniumi i Kosovës MFK, nëpërmjet MCC-së për Kosovën në efiçencën e energjisë. Gjithashtu ai ka kërkuar që të shtohet dinamika e punëve në renovimin e banesave të përzgjedhura në Komunën e Mitrovicës.
Në fund kryetari Hamza dhe z. Selimi kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit edhe në realizimin e projekteve tjera që kanë për qëllim përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Mitrovicës.