Lajme
Kryetari Hamza priti në takim drejtoreshën e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo
- 18/08/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Vesa Broja dhe drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, ka pritur në takim kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj i cili ishte i shoqëruar nga drejtoresha ekzekutive e Unionit të Bashkive dhe Komunave
Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo.
Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth bashkëpunimit ndërkomunal në kuadër të Unionit të Bashkive si dhe për projektet që shumë shpejtë pritet të realizohen e që kanë për qëllim zhvillimin e përbashkët.