Lajme

Kryetari Hamza priti në takim drejtoreshën e OEGJK-së Nora Hasani

  • 23/08/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza priti në takim drejtoreshën e OEGJK-së Nora Hasani

Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, së bashku me drejtoreshën për Buxhet dhe Financa, znj. Igballe Islami dhe drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, z. Elvis Feka, gjatë ditës së sotme kanë pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të Odës Ekonomike Gjermano- Kosovare, znj. Nora Hasani dhe asistenten ekzekutive znj. Elena Elshani.

Ky takim ishte i karakterit koordinues për punën e Odës Ekonomike Gjermane, si dhe mundësitë e bashkëpunimit potencial ndërmjet dy institucioneve.

Kryetari z. Hamza, falënderoi drejtoreshën znj. Hasani për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit ndër institucional.