Lajme
Kryetari Hamza priti në takim drejtoreshën e OEGJK-së Nora Hasani
- 25/02/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, së bashku me drejtoreshën për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Igballe Islami, gjatë ditës së sotme kanë pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të Odës Ekonomike Gjermano- Kosovare, Nora Hasani.
Ky takim ishte i karakterit njoftues për punën e Odës Ekonomike Gjermane, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Komunën e Mitrovicës, me theks të veçantë për investime në Zonën e Lirë Ekonomike nga investitor gjerman.
Pas këtij takimi, Oda Ekonomike Gjermane ka mbajtur edhe një event informues në objektin e komunës me bizneset e Mitrovicës, lidhur me shërbimet që ofron Oda Gjermane dhe se çfarë është Oda Gjermane, si dhe për shërbimin e veçantë të Odës që është “Shërbimi i ekspertëve senior gjermanë”.