Lajme
Kryetari Hamza priti në takim Ambasadorin Joern Rohde
- 06/01/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari Hamza priti në takim Ambasadorin Joern Rohde
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Joern Rohde.
Në këtë takim kanë diskutuar për çështje të ndryshme, me theks të veçantë për nxitjen e zhvillimit ekonomik në qytetin e Mitrovicës.
Kryetari Hamza i shprehi mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale Gjermane ndaj Republikës së Kosovës, ndërsa Ambasadori Rohde e falënderoj për mikpritjen që i është bërë gjatë vizitës së tij në Mitrovicë.