Lajme

Kryetari Hamza priti në takim ambasadorin e ri të Finlandës, Matti Nissinen

  • 06/10/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza priti në takim ambasadorin e ri të Finlandës, Matti Nissinen

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi, sot ka pritur në takim ambasadorin e ri të Finlandës në Kosovë, z. Matti Nissinen, të cilin e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi mirëseardhje në Komunën tonë.

Në këtë takim është diskutuar për çështje të ndryshme, konkretisht për fushën e arsimit, kulturës, si dhe për mundësitë e nxitjes së zhvillimit ekonomik në qytetin e Mitrovicës.

Kryetari z. Hamza i shprehi mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Finlandës ndaj Republikës së Kosovës, ndërsa Ambasadori z. Nissinen e falënderoj për mikpritjen që i është bërë gjatë vizitës së tij në Mitrovicë.

Në fund të dy palët u pajtuan për të thelluar bashkëpunimin më tutje për të forcuar lidhjet ekonomike ndërmjet të dy vendeve.