Lajme

Kryetari Hamza priti në takim ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport

  • 15/06/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza priti në takim ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport

Kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, sot ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin, z.Michael Davenport, së bashku me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim ata kanë biseduar për çështjet politike në vend.

Gjithashtu kanë diskutuar për mbështetjen profesionale të OSBE-së ndaj Komunës në finalizimin e Planit të Integritetit për vitet 2023-2026 dhe Planin e Veprimit për Transparencë Komunale në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Në fund të dy palët u dakorduan për bashkëpunim korrekt edhe në projektet tjera gjithëpërfshirëse për qytetarët e Mitrovicës.