Lajme

Kryetari Hamza priti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen

  • 16/09/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza priti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, ka pritur në takim Ambasadorin e Finlandës, z.Matti Nissinen.

Gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimet politike në vend, për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Kryetari Hamza shtoj se Finlanda është një mike e Kosovës dhe një përkrahëse e madhe e integrimit tonë euroatlantik.

“Kosova, të gjitha sfidat e deritashme, duke u bërë partnere konstruktive, i ka përballuar dhe i ka tejkaluar me përkrahjen e aleatëve”, theksoj kryetari Hamza.