Lajme
Kryetari Hamza priti në takim ambasadorin bullgarë Hristo Gudjev
- 28/02/2024
- By RTV Mitrovica

Kryetari Hamza priti në takim ambasadorin bullgarë Hristo Gudjev
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, priti sot në takim Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, z.Hristo Gudjev, në një takim ku mori pjesë edhe drejtoresha e Arsimit, znj. Drita Kadriu, së bashku me bashkëpunëtor.
Kryetari Hamza shprehu falënderimin e tij ndaj ambasadorit për vizitën e tij dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj shtetit të Kosovës. Ai gjithashtu e informoi Ambasadorin Gudjev për punën e qeverisjes lokale dhe projektet që pritet të realizohen në të ardhmen.
Gjatë këtij takimi, kryetari Hamza ka falënderuar Ambasadorin Gudjev edhe për donacionin e dhënë për Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”.