Lajme

Kryetari Hamza priti në takim afaristë izraelitë

  • 08/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim sipërmarrësit izraelitë nga kompania “Juganu”, z. Abraham Mizrahi si dhe Robert Yahav.
Në këtë takim u diskutua rreth mundësisë së investimeve të komunës së Mitrovicës me kompaninë “Juganu” në sektorin e teknologjisë informative dhe bashkëpunimit me Universitetin “Isa Boletini”, në Mitrovicë.
Me këtë rast, kryetari Hamza ka falënderuar afaristët izraelitë për gatishmërinë e tyre që me projekte konkrete të ndihmohet zhvillimi ekonomik i qytetit.
Në fund të takimit, të dy palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në realizimin e projekteve të cilat do të gjeneronin vende të reja pune dhe do të sigurojnë mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.