Lajme
Kryetari Hamza priti në takim ambasadorin e Japonisë Mitsunori Ogasawara
- 03/12/2021
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2021/12/Bedri-Hamza-dhe-Ambasadori-Japonez-foto1.jpg)
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, me të cilin ka biseduar për projektet e realizuara dhe projektet të cilat pritet të realizohen nga bashkëpunimi i komunës më Amabasdën e Japonisë.
Kryetari Hamza pasi i ka uruar mirëseardhje z. Ogasawara, e falënderoj për ndihmën e vazhdueshme që Japonia ka dhënë për shtetin e Kosovës, në sektorin e shëndetësisë dhe të zhvillimit ekonomik duke ofruar bashkëpunimin e tij të plotë që Mitrovica të jetë përfituese e grandeve dhe subvencioneve që ofrohen nga Qeveria Japoneze.
Ndërkaq i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, z. Ogosawara e ka uruar kryetarin Hamza për marrjen e detyrës për të udhëhequr me Komunën e Mitrovicës, duke theksuar se është i lumtur që po e realizon këtë vizitë në Mitrovicë, ku nga serioziteti dhe bashkëpunimi profesional pret që të realizohen projekte konkrete në Mitrovicë.
Gjithashtu ai i tha kryetarit Hamza se Japonia mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në zhvillimin ekonomik, si dhe do të angazhohet në të ardhmen që të forcojnë bashkëpunimin për realizimin e projekteve të ndryshme për qytetin e Mitrovicës.