Lajme

Kryetari Hamza pret në takim Zv.Presidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland

  • 27/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, me bashkëpunëtorë kanë pritur të shtunën në takim Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësuesit nga Fondacioni Konrad Adenauer(KAS), Daniel Braun dhe Granit Tërnava.

Në këtë takim kryetari Hamza fillimisht ka shprehur mirënjohjen e tij për rolin mbështetës që ka luajtur Parlamenti Evropian në proceset e avancimit dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të Kosovës.

Më tutje kryetari Hamza njoftoj zv.presidentin Wieland me gjendjen aktuale në Mitrovicë, për konstituimin e organeve dhe prioritet kryesore të qeverisjes lokale, për raportet e mira me komunitetet të cilat jetojnë në Mitrovicë duke ofruar gatishmërinë e tij që së bashku t’i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit.

Nga kryetari Hamza janë përmendur edhe projekti i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe i ngrohtores së qytetit, projekte këto të një rëndësie të madhe, të cilat do t’i shërbejnë edhe komunave të rajonit dhe pjesës veriore si dhe do të lehtësojnë dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve.

Ndërkaq, zëvendës presidenti Wieland ka theksuar se në kuadër të vizitave të tij në disa komuna të Kosovës, ka përzgjedhur edhe Mitrovicën që të njihet me qeverisjen e re komunale me ç’rast ofroi mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe të tij, për mundësitë e bashkëpunimit dhe proceset integruese duke theksuar të ardhmen evropiane të Kosovës.