Lajme
Kryetari Hamza pret në takim nxënësit finalistë në garat ndërkombëtare të gjuhës angleze “Hippo 2023”
- 10/05/2023
- By RTV Mitrovica

Kryetari Hamza pret në takim nxënësit finalistë në garat ndërkombëtare të gjuhës angleze “Hippo 2023”
Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Valdete Idrizi, sot ka pritur në takim nxënësit e Mitrovicës të cilët u radhitën të parët si finalistë nga 920 pjesëmarrës nga Kosova për gara ndërkombëtare të gjuhës angleze “Hippo 2023”.
Kryetari Hamza, ka uruar nxënësit nxënësit për suksesin e arritur, duke shpresuar të mos ndalen me kaq dhe që nga çdo garë të kthehen me suksese, sepse me të arriturat e tyre ndihemi krenarë dhe se çdo sukses i nxënësve është rezultat i shoqërisë tonë në përgjithësi.
Nxënësit së bashku me përfaqësueset e shkollës së gjuhëve të huaja “London School” kanë falënderuar kryetarin Hamza për mirëpritjen dhe sukseset e uruara, duke shprehur entuziazmin për të vazhduar me suksese.