Lajme
Kryetari Hamza pret në takim ministrin Aliu
- 18/03/2022
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2022/03/aliuuuu.jpg)
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu ka qëndruar sot në Mitrovicë.
Në takimin që pati me kryetarin Bedri Hamza u diskutua për realizimin e projekteve të cilat do të zhvillohen në Komunën e Mitrovicës, mundësinë e bashkëfinancimit, si dhe për projektet tjera të bashkëpunimit në të ardhmen.
Pas këtij takimi, kryetari Hamza dhe ministri Aliu kanë vizituar edhe objektin e fabrikës së reciklimit të mbeturinave në fshatin Frashër, me ç’ rast kanë diskutuar për mundësinë e dinamizmit dhe të rritjes së punëve në funksionalizimin e plotë të kësaj fabrike.