Lajme
Kryetari Hamza premton mbështetje për Universitetin Publik të Mitrovicës
- 20/12/2021
- By RTV Mitrovica
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, priti në takim rektorin e Universitetit Publik të Mitrovicës “Isa Boletini”, Alush Musaj, me të cilin bisedoi për mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.
Kryetari Hamza premtoi mbështetje të plotë për Universitetin Publik të Mitrovicës duke ditur rëndësinë që ka ky universitet në edukimin e gjeneratave të reja.
“Pranoni mbështetjen time të plotë, në kuadër të kompetencave të mia si kryetar komune, që ju të përparoni në drejtim të rritjes së cilësisë në universitet”, tha kryetari Hamza.
Në anën tjetër, rektori, Alush Musaj, e njoftoi kryetarin Hamza me punën, veprimtarinë dhe sfidat që i ka Universiteti Publik i Mitrovicës, duke theksuar se me shumë përkushtim po punohet në këtë universitet me qëllim të ofrimit të kushteve sa më të mira për studentë.