Lajme

Kryetari Hamza pjesëmarrës në panelin “Ditët e Biznesit Kosovar”

  • 27/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza pjesëmarrës në panelin “Ditët e Biznesit Kosovar”

Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme ka qenë pjesë e panelit “Ditët e Biznesit Kosovar”, ku është diskutuar për “Draft Strategjinë për Zhvillimin Industrial dhe Mbështetjen e Bizneseve 2030”.

Në këtë panel e pranishëm ishte edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, z. Elvis Feka, përfaqësues nga komunat regjionale si dhe përfaqësues nga ndërmarrjet e sektorëve të ndryshëm industrial.

Kryetari Hamza në fjalën e tij, ka theksuar se është nder dhe kënaqësi e veçantë të takoj përfaqësues të bizneseve sepse sektori privat mbetet bazë e zhvillimit ekonomik në vendin tonë.
“Të takosh afaristë nga sektori i biznesit është një privilegj, sepse me bindje të plotë e them se baza e zhvillimit ekonomik në Kosovë është sektori privat, andaj për çdo ndërmarrës flas me respekt të veçantë, sepse me punën tuaj ju kontribuoni në zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, është shprehur kryetari Hamza.

Më tutje kryetari Hamza, ka ofruar gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me nivelin qendror dhe subjektet afariste për të zhvilluar sektorin e industrisë në Mitrovicë dhe për të kontribuar në rritjen e punësimit.