Lajme

Kryetari Hamza nënshkruan memorandum bashkëpunimi me “Qatar Charity” në vlerë prej 365 mijë euro

  • 22/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza nënshkruan memorandum bashkëpunimi me “Qatar Charity” në vlerë prej 365 mijë euro

Kryetari i komunës z. Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtoresha për Mirëqenie Sociale, znj. Drita Ibrahimi, kanë pritur në takim drejtorin e Organizatës “Qatar Charity”, z. Esam Dabab, me të cilin është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për finalizimin e fazës së fundit të projektit në Frashër.

Me këtë rast, kryetari z. Hamza falënderoi organizatën “Qatar Charity”, për mbështetjen e dhënë në realizimin e projekteve në sferën e mirëqenies sociale dhe përmirësimin e kushteve të jetës për qytetarët e Komunës së Mitrovicës.

Ndërsa, drejtori i organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabab, i tha kryetarit Hamza se bashkëpunimi me komunën e Mitrovicës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pikërisht për shkak të gjendjes së saj specifike.

Bazuar në këtë marrëveshje bashkëpunimi është paraparë mobilimi i 45 objekteve në Frashër, prej tyre janë; 40 shtëpi, shkolla, Qendra e Mjekësisë Familjare, Qendra Multifunksionale, Qendra Komerciale dhe xhamia.

Vlera e tërësishme e projektit arrin koston në vlerë prej 365 mijë euro.