Lajme

Kryetari Hamza në vizitë zyrtare në Bursa të Turqisë

  • 16/05/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza në vizitë zyrtare në Bursa të Turqisë

Një delegacion i Komunës së Mitrovicës në krye me kryetarin e komunës, Bedri Hamza, nënkryetarin, Arian Tahiri, drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Bursa të Turqisë.

Kryetari Hamza është pritur në takim nga kryetari i Bashkisë së Bursës, z. Alinur Aktaş, me të cili është biseduar për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dy komunave, dhe në realizmin e projekteve të ndryshme zhvillimore dhe ekonomike, për çka u tha se të dyja komunat kanë potencial të mirë.

Këtë vizitë kryetari Hamza e ka vlerësuar si mundësi të mirë për të shkëmbyer përvoja më të mira të zhvillimit komunal, me ç ’rast e ka njoftuar kryetarin Aktaş me planet strategjike dhe mundësit për biznese, duke potencuar se prioritet i qeverisjes lokale mbetet ngritja e infrastrukturës së duhur për biznese si dhe joshja e investitorëve të huaj në Mitrovicë.