Lajme

Kryetari Hamza merr pjesë në 578 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

  • 03/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza merr pjesë në 578 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës
Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Lezhës, z.Pjerin Ndreu dhe kryetarit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon z.Erion Veliaj, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka qenë pjesë e manifestimit kushtuar 578 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ku së bashku me kryetar të komunave të Kosovës, kryetar të bashkive në Shqipëri dhe kryetar të bashkive të rajonit e cilësuan si shumë të rëndësishme këtë ngjarje për historinë e kombit tonë.
Kryetari Hamza e ka vlerësuar si nder të madh ftesën dhe pritjen e z.Ndreu dhe z.Veliaj duke ofruar mundësi bashkëpunimi ndër institucional, në projektet që do të ndodhin së shpejti në Tiranë, në kryeqytetin evropian të rinisë, përgjatë vitit 2022.