Lajme
Mitrovicë: Hamza ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it amerikan
- 28/02/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale-Lindje, kolonel Paul Judge dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në takim u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë, në funksion të sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët që jetojnë në Mitrovicë.
Kryetari Hamza ofroj bashkëpunimin e tij në implementimin e projekteve të përbashkëta dhe mbështetjen në nisma të cilat avancojnë aspektet e sigurisë në nivelin lokal.
Ndërsa, kolonel Paul Judge, pasi ka uruar kryetarin për detyrën e re, shprehu vullnet dhe gatishmëri në forcimin e bashkëpunimit të KFOR-it amerikan me Komunën e Mitrovicës.