Lajme
Kryetari Hamza ka pritur në takim boksierët dhe karateistët mitrovicas
- 07/12/2021
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2021/12/bedri-hamza-boksieret.jpg)
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim klubin e boksit “Trepça” dhe klubin e karatesë “Mitrovica”.
Gjatë këtij takim kryetari Hamza boksierët dhe karateistët i uroi për sukseset e arritura, inkurajoi ata të vazhdojnë dhe beson në sukseset e reja të dy klubeve.
Gjithashtu kryetari Bedri Hamza u ka thënë atyre se brenda mundësive reale komuna do t’i mbështesë edhe përmes përkrahjes financiare që të korrin suksese në të ardhmen.