Lajme

Kryetari Hamza inspekton punimet në renovimin e çerdhes publike “Gëzimi Ynë”

  • 26/07/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza inspekton punimet në renovimin e çerdhes publike “Gëzimi Ynë”

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari, Arian Tahiri dhe drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu, kanë vizituar institucionin parashkollor “Gëzimi Ynë”, për të inspektuar punimet në renovimin e kësaj çerdhe.

Gjatë kësaj vizitë kryetari Hamza, është pritur nga drejtoresha aktuale e çerdhes, Lumnije Tahiri, e cila e ka njoftuar me fazat e zhvillimit të punimeve.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka ofruar mbështetjen e tij të plotë në renovimin e kësaj çerdheje, në mënyrë që të kemi një institucion parashkollor modern dhe që i përmbush kërkesat e mësimdhënësve dhe të fëmijëve.

“Pas përfundimit të punimeve do të kemi një çerdhe model për komunat e tjera, që i përmbush standardet dhe kriteret e duhura, në mënyrë që fëmijëve tanë t’ju sigurojmë një edukim dhe zhvillim të hershëm sa më cilësor. Si qeverisje lokale kemi prioritet arsimin, andaj jemi të fokusuar që të sigurojmë kushte dhe infrastrukturë të duhur që nga fazat e hershme të zhvillimit të fëmijëve”, ka thënë kryetari Hamza.

Më tutje nga kryetari Hamza është kërkuar që të ketë cilësi të punimeve dhe të shtohet dinamika e punës në renovimin e këtij objekti, në rregullimin e oborrit, trotuareve dhe hapësirës përreth.