Lajme

Kryetari Bedri Hamza priti në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka

  • 07/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim kryetari Hamza me ministrin e MZHR-së z. Damka kanë biseduar për bashkëpunimin në dobi të interesit të qytetarëve të Mitrovicës, si dhe për mundësinë e bashkëfinancimit në disa projekte për Komunën e Mitrovicës.