Lajme

Kryetari Bedri Hamza me bashkëpunëtorët e tij nderojnë dëshmorët për festën e 28 Nëntorit

  • 28/11/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Me rastin e shënimit të festës së 28 Nëntorit, ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së, kryetari i komunës, Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin, Arian Tahiri, dhe përfaqësues nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, me homazhe sot kanë nderuar dhe përkujtuar dëshmorët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Fillimisht kryetari, Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari Arian Tahiri, sot kanë qëndruar për vizitë në Kullën e heroit Isa Boletini në Boletin.

Pastaj ata kanë vazhduar homazhet në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, ku të gjithë bashkarisht vendosën buqeta me lule, me ç’ rast janë takuar edhe me familjarë të dëshmorëve, të cilëve ua kanë uruar festën dhe kanë shprehur respektin për ta.

Më tutje, kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka vazhduar për nderime në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke shprehur respektin më të thellë për dëshmorët dhe për Festën e Flamurit, e cila i bashkon shqiptarët kudo që janë.