Lajme
Kryetari Bedri Hamza bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol
- 26/11/2021
- By RTV Mitrovica
Kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, menjëherë pas marrjes së detyrës vizitën e tij të parë e ka realizuar në kompleksin memorial të dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.
Kryetari z. Hamza i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë homazhe dhe kanë vënë buqeta me lule të freskëta tek varrezat e dëshmorëve, duke nderuar kështu të rënët dhe martirët e luftës.
Në këtë vizitë, kryetari Bedri Hamza, ka potencuar se pikërisht në këtë vend ka filluar edhe fushatën e tij zgjedhore dhe me marrjen e detyrës si kryetar i komunës së Mitrovicës e ndjeu obligim të nderoj të gjithë dëshmorët të cilët janë themel i lirisë dhe shtet ndërtimit.
Më tutje kryetari z. Hamza tha se përulet para veprës së lavdishme të dëshmorëve të kombit të cilët janë sakrifica dhe krenaria e gjithë shqiptarëve.