Lajme

Kryetari Bahtiri uron për fillimin e vitit të ri shkollor

  • 27/09/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin e Arsimit, Skender Avdiu, kanë realizuar vizitë në Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”.

Kryetari Bahtiri uroi të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, duke thënë se edhe ky vit është mjaftë sfidues jo vetëm për vendin tonë për të gjitha vendet anë e kënd botës, por që shpreson të jetë një vit i mbarë e me plotë suksese për nxënësit tanë.

“Sot janë hapur të gjitha dyert e shkollave, andaj shpresoj për një bashkëpunim të afërt në mes të mësimdhënësve e nxënësve në rritje të njohurive dhe marrjen e diturive të duhura”, është shprehur kryetari Bahtiri. Ai më tutje ka kërkuar që të respektohen të gjitha rekomandimet e dhëna sipas Udhëzuesit të Ministrisë së Arsimit, dhe këshillat e IKShPK-së për ruajtje të shëndetit të fëmijëve, dhe të punohet me zell të madh në edukimin e këtyre gjeneratave të cilët janë e ardhmja e vendit tonë.