Lajme

Kryesuesja Broja takon zv.shefen e misionit nga Ambasada e Kanadasë, Emily Nicholson

  • 02/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryesuesja Broja takon zv.shefen e misionit nga Ambasada e Kanadasë, Emily Nicholson
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Vesa Broja, ka pritur në takim znj.Emily Nicholson, zëvendës shefe e misionit në Ambasadën e Kanadasë.
Me këtë rast, kryesuesja Broja, pasi e falënderoj znj. Nicholson për vizitën e saj, e njoftoj atë me punën e deritanishme të Kuvendit Komunal në Mitrovicë, me prioritet kryesore të qeverisjes lokale, si dhe u diskutuan çështje të tjera më rëndësi si transparenca dhe integrimi i femrës në proceset vendimmarrëse.
Në fund të takimi, kryesuesja Broja dhe përfaqësuesja e Ambasadës së Kanadasë, Znj. Nicholson, u dakorduan për rritje të bashkëpunimit për çështje në interes të komunës dhe qytetarëve të Mitrovicës.