Lajme

KRU “Mitrovica”: Koshtova, Kçiqi e Vërnica ende pa ujë

  • 22/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Ndonëse gjendja e përgjithëshme e furnizimit me ujë të pijes është stabilizuar disa lokalitete në Komunën e Mitrovicës janë ende pa furnizim me ujë për shkak të defekteve në pompa ka bërë të ditur Kompania Ujësjellësi “Mitrovica”.

“Kemi fshatrat: Koshtovë , Kçiq dhe Vërnicë të cilat ende nuk kanë ujë si pasojë e defektit të pompave të cilat i furnizojnë me ujë te pijes. Prandaj, sot nga ora 11:00 fshatin Kçiq do ta furnizojmë me ujë të pijes përmes cisternës e cila do të vendoset tek “Shkolla Fillore”, ndërsa në fshatin Koshtovë cisterna me ujë të pijes po ashtu nga ora 110:00 do të vendoset tek “Xhamia” e fshatit.”

Gjatë ditës një cisternë me ujë të pijes do të vendoset edhe në fshatin Vërnicë, ndërsa ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar për të rikthyer furnizimin edhe në Zhabarë dhe Koprivë.

“Në Skenderaj furnizimi është përgjithësisht i mirë me përjashtim të fshatrave Prekaz, Polac dhe Kryshefc ku ekipet tona janë duke punuar që edhe këto pjesë të kenë furnizim me ujë të pijes, gjë që pritet të rregullohet shumë shpejt. Ndërsa në Vushtrri furnizimi është i mire në përgjithësi dhe nuk kemi raportime për mosfurnizim me ujë të pijes,” thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.