Lajme
Krishtlindjet: Hamza uron besimtarët krishterë
- 24/12/2023
- By RTV Mitrovica

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve.
“Në emër të Komunës së Mitrovicës, shpreh urimet më të mira dhe më të sinqerta për të gjithë besimtarët e fesë katolike. Festat fetare gjithmonë kanë qenë ngjarje që na kanë bashkuar si komb, por na bëjnë edhe të reflektojmë mbi rëndësinë e gjërave që na rrethojnë. Si çdo vit, kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës brenda kombit shqiptar, duke dëshmuar shembullin e mirë edhe për të tjerët”, uron kryetari Hamza.