Lajme

Kosovë: 24 orët e fundit, një i vdekur e 22 të infektuar nga COVICD-19

  • 27/10/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një rast I vdekjes nga COVID 19 ndërsa nga 2.095 testime 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.

24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë ndërsa raste active mbesin 428.

Gjatë këtij 24 orëshi janë dhënë 6.239 doza të vaksinës kundër COVID-19. Numri total I të vaksinuarve në të gjitha qytetet e Kosovës është 1.549.215. Deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë.