Lajme
Kosovë, moti në pesë ditët e ardhshme
- 12/12/2021
- By RTV Mitrovica
Sipas një njoftimi të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mot kryesisht i vranët dhe i ftohët pritet të mbajë këtë javë.
“Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850m temperaturat do të jen për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.”