Lajme
Kosovë: 271 raste te reja me virusin COVID-19
- 06/08/2021
- By RTV Mitrovica
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shendeti Publik, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga 4.666 testime, 271 raste kanë dalë positive me virusin COVID – 19. Gjatë këtij 24 – orëshi nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes ndërsa janë shëruar 15 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719, kurse raste aktive mbesin 1.321.
Po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës. Deri më sot 165.190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.