Lajme
KONSULTIM PUBLIK
- 03/05/2023
- By RTV Mitrovica

KONSULTIM PUBLIK
PROJEKT – PLANI KOMUNAL PËR RI INTEGRIMIN E QËNDRUESHËM TË PERSONAVE TË RIATDHESUAR DHE INTEGRIMIN E TË HUAJVE NË KOMUNËN E MITROVICËS JUGORE
2023 – 2025
Njoftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në Konsultimin Publik për Projekt Planin Komunal për Ri Integrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Mitrovicës Jugore 2023-2025.
Konsultimi Publik do të mbahet të martën me datën 16.05.2023 në Sallën e Mbledhjeve të Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 14:00.
Njëkohësisht të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe të interesuarit tjerë në afatin prej 30 ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi të gjitha propozimet, komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i bëjnë përmes email-it të Komunës: komuna.mitrovica@gmail.com, apo tek koordinatori për kthim të qëndrueshëm në email: bedri.sadiku@rks-gov.net ose drejtpërdrejtë në Zyrën Pritëse apo në Zyrën Komunale për Kthim dhe Komunitete.
Projekt Planin Komunal për Ri Integrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Mitrovicës Jugore 2023-2025, po ashtu mund ta gjeni të publikuar në ueb faqen e Komunës së Mitrovicës së Jugut duke klikuar në linkun: https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/konsultime-publike/ dhe në Platformën Qeveritare të Konsultimeve Publike.