Lajme

KONSULTIM PUBLIK

  • 13/06/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

KONSULTIM PUBLIK

PROJEKT RREGULLORJA

PËR NDARJEN E BURSAVE PËR NXËNËS NË SHKOLLËN E MESME TË LARTË TEKNIKE “ARKITEKT SINANI’’ NË MITROVICË

Njoftohen të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në Konsultimin Publik për Draft Rregulloren për ndarjen e bursave për nxënës në shkollën e mesme të lartë teknike ’’Arkitekt Sinani’’ në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Diskutimi publik do të mbahet të premten, më datën 23.06.2023, në Sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, duke filluar nga ora 10:00.

Njëkohësisht të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe të interesuarit tjerë në afatin prej 30 ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi të gjitha propozimet, komentet, vërejtjet, sugjerimet dhe pikëpamjet mund t’i bëjnë përmes e-mail-it të DKA-së: dka.mitrovica@rks-gov.net

Draft Rregulloren për ndarjen e bursave për nxënës në shkollën e mesme të lartë teknike “Arkitekt Sinani’’ në Komunën e Mitrovicës së Jugut po ashtu mund ta gjeni të publikuar ne ueb faqen e Komunës së Mitrovicës së Jugut duke klikuar në linkun:

https://kk.rks-gov.net/…/dokumentet-ne-konsultim-publik/ .
https://kk.rks-gov.net/…/Draft-rregullore-pe%CC%88r…
https://kk.rks-gov.net/…/sites/18/2023/06/Njoftimi.pdf
https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php…