Notice: file_get_contents(): read of 8192 bytes failed with errno=21 Is a directory in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 4666

Notice: wp_json_file_decode(): Error when decoding a JSON file at path /home/rtvmitrovica/public_html/app/themes/rtvmitrovica/resources: Syntax error in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6114

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit në Kosovë — RTV Mitrovica
Lajme

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit në Kosovë

  • 27/12/2024
  • By RTV Mitrovica
Lia e majmunit
Share

Instituti Kombëtar i shëndetësisë publike ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë me linë e majmunit në Kosovë.

Nëpërmjet një komunikate IKSHPK njofton se dje në orët e pasditës, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e majmunëve.
“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje,” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Pacianti thuhet se është në gjendje stabile shëndetësore ndërsa IKSHPK thot se ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.
IKSHPK tërheq vëmëndjen për kujdes të qytetarëve, sepse personat që preken nga Mpox zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht.
Po ashtu Instituti thekson që nuk ka vend për panik por duhet vigjilencë.