Kulture

“Koncerti i zemrës” i Rona Nishliut në Mitrovicë

  • 31/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Artistja Rona Nishliu, të enjten që shkoi mbajti siç e quajti ajo “koncertin e zemrës”, në qytetin e saj të lindjes në Mitrovicë.

Ky koncert që u organizua nga organizata “7 Arte” në Mitrovicë në kuadër të programit të sivjetmë të Green Fest, riktheu tek artdashësit mitrovicas disa nga hitet ndër vite të artistve të qytetit .

Nën përcjelljen e një grupi profesionistësh të shquar nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia dhe nën dirigjimin e Edon Ramadanit, Rona këndoi këngët “Loçkë” nga TNT, “Më lehtë pa dhimbje” nga Muharrem Qena, “Moj e mira te pojata” nga MAK, dedikim Haki Misinit dhe Mehmet Tupella, si dhe “A ka arsy” me Bim Bimma.

E për herë të parë në Kosovë, pikërisht në këtë koncert ajo solli edhe këngën ikonë të saj “Suus” me të cilën pati përfaqësuar Shqipërinë ne Eurovizion në vitin 2012.

“Koncerti i zemrës me “the New Big Band” një ëndërr e bërë e vërtetë në qytetin tim të lindjes, me përkushtimin e palëkundur të “7arte” dhe “Green Festival”… ka shkruar Rona Nishliu në faqen e saj në Facebook. “Do të mbetet një nga kujtimet më të vlefshme të jetës sime, jetuar me emocione pa fund… Jam me fat që ndodhi aty ku e kishte vendin, në Mitrovicën e traditës, në Mitrovicën e kulturës, në Mitrovicën e muzikës,” shtoi ajo.

Ky aktivitet është organizuar nga 7 Arte në kuadër të programit të sivjetmë të Green Fest-XII, dhe se i njejti është përkrahur financiarisht nga MKRS si dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sportit e Komunës së Mitrovicës.