Lajme
Komuna monitoron rrëshqitjen e dheut në lagjen “Bair”
- 21/06/2023
- By RTV Mitrovica
Komuna monitoron rrëshqitjen e dheut në lagjen “Bair”
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, z. Bahtir Maxhuni, ka pritur sot në takim zyrtarin e lartë për gjeologji dhe inxhinieri z. Fahri Blakaj, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, më të cilin është diskutuar për raportin preliminar që ka të bëjë me rrëshqitjen e dheut përgjatë rrugës “Ali Pashë Tepelena”, në lagjen “Bair”.
Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për marrjen e masave në parandalimin dhe ndalimin e erozionit në këtë sipërfaqe.
Drejtori Maxhuni, ka bërë të ditur se nga niveli lokal është kërkuar ekspertizë dhe matje gjeologjike shtesë nga AME dhe institucionet relevante që merren me aftësimin e rrezikshmërisë nga fatkeqësitë natyrore.
Nga ky takim është bërë e ditur se faktorët që ndikuan në rrëshqitjen e dheut në këtë lagje lidhen me kushtet klimatike, pjerrtësinë dhe jostabilitetin e terrenit.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca së bashku me sektorin e ndërtimit janë duke e monitoruar gjendjen nga afër dhe po vazhdojnë të qëndrojnë në kontakt me banorët e kësaj lagjeje, të cilëve do të ju sigurohet edhe strehimi nga ana e komunës.