Lajme

Komuna e Mitrovicës:Thirrja e mbledhjes së 4-të të Kuvendit të Komunës

  • 25/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Nr. 02-060/01- 0005769/22 dt. 24.01.2022
Mitrovicë
Në zbatim të nenit 43, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 5, të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 50, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 52, paragrafi 1, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; Kryesuesja e Kuvendit të Komunës për të hënën më dt. 31.01.2022:
T H Ë R R E T
Mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës
Seanca e 4-të
Mbledhja do të ketë këtë:
REND DITE:
1. Betimi i anëtarëve të Kuvendit z. Egzon Hamza, znj. Nafije Rexha dhe z. Hamdi Hasani
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3. Propozim vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NP “Qendra Multifunksionale”
4. Propozim vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të KRM “Uniteti”
5. Propozim vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NP “Stacioni i Autobusëve” – SH.A.
6. Propozim vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NP “Tregu”
7. Propozim vendim për formimin e Komiteteve Konsultative
8. Propozim vendim për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave
9. Propozim vendim për formimin e Komisionit të Ankesave për ndarje të bursave
10. Kërkesa MAP për Rishqyrtimin e vendimit për formimin e Komitetit për Komunitete
11. Plani i punës së NJAB për vitin 2022
12. Plani strategjik i NJAB 2022-2024
13. Propozim vendim Për zgjedhjen e përfaqësuesve të Kuvendit të Komunës për anëtarë të Kuvendit të Asociacionit të Komunave të Kosovës
14. Pyetje dhe përgjigje
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit duke filluar nga ora 10:00.
Mitrovicë Kryesuesja e Kuvendit
Vesa BROJA