Lajme
Komuna e Mitrovices: Zyra e gjendjes civile rritë efikasitetin
- 18/03/2022
- By RTV Mitrovica
Zyra e gjendjes civile në Komunën e Mitrovicës ka rritur efikasitetin e shërbimeve direkte mbi 40%, thuhet në një njoftim të komunës.
Sipas njoftimit në periudhën tre mujore janar-mars 2022, janë ofruar 18,641 dokumente, krahasuar me periudhën e njejtë në vitin 2021 ku thuhet se janë ofruar gjithsej 13,129 dokumente.
“Zyra e gjendjes civile në këtë periudhë ka rritur efikasitetin e shërbimeve direkte mbi 40%, thuhet në njoftim.
Drejtori i Administratës, Gezim Stavileci, ka shprehur përgezime dhe shumë mirënjohje për stafin.