Lajme

Komuna e Mitrovicës zgjat orarin e punës me palë në Sektorin e Gjendjes Civile

  • 25/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria e Administratës ka marrë vendim për ndryshimin e orarit të punës me palë në Sektorin e Gjendjes Civile.

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, tha se ky ndryshim do të bëhet pasi që gjatë muajve korrik dhe gusht do të ketë fluks më të madh të mërgimtarëve dhe atyre t’u ofrohen shërbime më të mira dhe të mos presin gjatë për t’u pajisur me dokumente.

Zgjatja e orarit të punës për ditë pune do të jetë 08:00 deri në ora 18:00, ku edhe gjatë kohës së pauzës do të ofrohen shërbime, ndërsa të shtunën prej orës 10:00 deri në ora 14:00, ka thënë drejtori i Administratës Gëzim Stavileci.

Ky vendim do të zbatohet nga dita e hënë me datë 27 qershor.