Lajme

Komuna e Mitrovicës vazhdon me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore me qytetarë

  • 26/07/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës vazhdon me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore me qytetarë

Komuna e Mitrovicës po vazhdon me mbajtjen e dëgjimeve publike për projekt buxhetin 2023-2025, me theks të veçantë për buxhetin e vitit të ardhshëm. Për këtë qëllim, të shtunën është mbajtur takimi me qytetarë në shkollën fillore “Trepça”, në Stan Tërg, ku është bashkëbiseduar për buxhetin, përkatësisht për investimet kapitale për vitin 2023 dhe nevojat që ka ky komunitet.

Nga takimi i mbajtur, të pranishmit në krye me përfaqësuesin e fshatit kanë parashtruar kërkesat e tyre lidhur me trajtimin e qenve endacakë, mungesën e mjekut kujdestar, rregullimin e disa rrugëve në lagjen Kollonia, zvogëlimin e numrit të nxënësve si dhe janë ngritur shqetësime lidhur me braktisjen e fshatit.

Po ashtu, Drejtoria për Buxhet dhe Financa, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur takimin buxhetor me personelin arsimor, ku janë njoftuar me buxhetin në përgjithësi dhe për mënyrën e krijimit dhe shpërndarjes së tij.