Lajme

Komuna e Mitrovicës uron të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit

  • 08/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës uron të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Komuna e Mitrovicës uron të gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre në edukimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë.

Me këtë rast, kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë mësimdhënësit e komunës sonë, të cilët kanë merita të jashtëzakonshme në përgatitjen e gjeneratave që vunë themelet e dijes dhe mbrojtën identitetin kombëtar si dhe kontribuan në rrugën e shtet-ndërtimit të Kosovës.

“E them me bindje të plotë, që çdo para e dhënë për arsimin, nuk është shpenzim, por është investimi më i drejtë dhe më i duhur”, shton kryetari Hamza.

Po ashtu drejtoresha e Arsimit, znj. Drita Kadriu, ka thënë se në Ditën e Mësuesit kujtojmë shkollën e parë shqipe, e cila përveç që ka qenë vatër e diturisë, ka qenë edhe baza e nismave të mëdha historike.

Komuna e Mitrovicës, ditë më parë ka ndarë 33 mirënjohje për mësimdhënësit më të dalluar të shkollave të qytetit.