Lajme

Komuna e Mitrovicës u shpërndan 20 fermerëve mekanizëm bujqësor

  • 31/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës u shpërndan 20 fermerëve mekanizëm bujqësor

Në vazhdën e projekteve mbështetëse në sektorin e Bujqësisë, Komuna e Mitrovicës përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka shpërndarë mekanizëm bujqësor, konkretisht Rotofreza për 20 fermerët përfitues.

Shpërndarjen e këtyre makinave e ka bërë kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Ferdi Kadriu.

Kryetari z. Hamza ka uruar fermerët përfitues të këtij mekanizmi, duke i njoftuar ata se komuna do të vazhdoj me përkrahjen e sektorit të bujqësisë dhe fermerët do të ndihmohen përmes subvencioneve dhe granteve të ndryshme.

Komuna e Mitrovicës para disa ditësh ka mbështetur fermerët mitrovicas me 79 serra dhe vlen të theksohet se në këtë vit do të bëhet pesëfishimi i buxhetit komunal për mekanizëm bujqësor.