Lajme

Komuna e Mitrovicës: Thirrje për subvencionim me panele solare

  • 04/10/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Foto ilustrim

Komuna e Mitrovicës ka publikuar një thirrje për bizneset ekzistuese, përkatësisht bujtinat në viset malore, që të aplikojnë për subvencionim të paneleve solare.

Aplikantët mund të përfitojnë deri në 3KW në kuadër të kësaj thirrje.

“Kjo përkrahje është nismë e Komuns së Mitrovicës e cila stimulon zhvillimin rural dhe zhvillimin e turizmit në viset malore në qytetin tonë.Po ashtu ftesa përmbush synimet tona për energji të ripërtritshme,” ka thënë drejtori për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane në Komunën e Mitrovicës, Elvis Feka.

Ai ka bërë të ditur se subvencionimi është 100% nga Komuna e Mitrovicës dhe bizneset nuk kanë nevojë për participim.

Afati i fundit për aplikim është data 24 Tetor 2023.

Panelet solare përdorin rrezet e diellit për të gjeneruar energji elektrike.
Kjo formë alternative e sigurimit të energjisë po përdoret gjithnjë e më shumë në botë, jo vetëm për të ulur shpenzimet e energjisë por edhe për të ruajtuar mjedisin në përgjithësi.