Lajme
Komuna e Mitrovicës: Thirrja e mbledhjes së 9-të të KK-së
- 23/06/2022
- By RTV Mitrovica
Thirrja e mbledhjes së 9-të të KK-së
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Nr. 02-060/01- 0057834/22 dt. 21.06.2022
Mitrovicë
Në zbatim të nenit 43, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 5, të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 50, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 52, paragrafi 1, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; Kryesuesja e Kuvendit të Komunës për të mërkurën më dt. 29.06.2022:
T H Ë R R E T
Mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës
Seanca e 9-të
Mbledhja do të ketë këtë:
REND DITE:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Draft Rregullore Për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës të paluajtshme të Komunës
3. Korniza Afatmesme buxhetore- komunale 2023-2025
4. Propozim-vendim për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Mitrovicës së Jugut (pjesa e mbetur)
5. Propozim-vendim për aprovim të trasnsferit
6. Kërkesë për mbështetje financiare për OJQ-në “Shoqatës së grave të Mitrovicës për të drejtat e njeriut”
7. Kërkesë për mbështetje financiare “Lidhja e Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës”
8. Kërkesë për mbështetje financiare AFSHV “Shqipet e Vogla”
9. Raport i Panelit përzgjedhës për zgjedhjen e anëtarëve të komiteteve konsultative
10. Raport përmbledhës i Arsimit për periudhën 15 Janar -15 qershor 2022
11. Raport për gjendjen në shëndetësi
12. Pyetje dhe përgjigje
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit duke filluar nga ora 10:00.
Mitrovicë Kryesuesja e Kuvendit
Vesa BROJA