Lajme

Komuna e Mitrovicës :Thirrja e mbledhjes së 1-rë të KPF-së

  • 17/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Thirrja e mbledhjes së 1-rë të KPF-së
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Komiteti për Politikë dhe Financa
Nr. 02-060/01-0003616/22 dt. 17.01.2022
Mitrovicë
Në zbatim të nenit 52, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisjen lokale; nenit 62, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; nenit 15, pika 2, të Rregullores Komunale për punën e komiteteve të Kuvendit të Komunës; Kryesuesja e Kuvendit të Komunës për të hënën më dt. 24.01.2022:
T H Ë R R E T
Mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa
Seanca e 1-rë
Mbledhja do të ketë këtë:
REND DITE:
1. Propozim-vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NP “Qendra Multifunksionale”
2. Propozim-vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të KRM “Uniteti”
3. Propozim-vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NP “Stacioni i Autobusëve” – SH.A.
4. Propozim-vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NP “Tregu”
5. Propozim-vendim për formimin e Komiteteve Konsultative
6. Propozim-vendim për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave
7. Propozim-vendim për formimin e Komisionit të Ankesave për ndarje të bursave
8. Plani i punës së NJAB për vitin 2022 dhe Plani strategjik i NJAB 2022-2024
Mbledhja mbahet në Sallën e Mediave duke filluar nga ora 10:00.
Mitrovicë Kryesuesja e Kuvendit
Vesa BROJA