Lajme

Komuna e Mitrovicës : Thërret tubimin e parë publik për vitin 2022

  • 02/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Në zbatim të nenit 68, pika 1, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 91, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; nenit 10, të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 03/2020 Për Transparencë në Komuna; Kryetari i Komunës për ditën e Enjte me dt.16.06.2022

THËRRET

Tubimin e parë publik për vitin 2022

Tubimi publik është i karakterit të hapur dhe mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, grupet e interesit apo organizatat që kanë interes në Komunë.

Tubimit do t’i propozohet ky rend dite:

1. Raport mbi punën e ekzekutivit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022
2. Propozime, sugjerime, komente dhe pyetje nga ana e të pranishmëve

Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 14:00.


Në këtë Tubim me publikun përfaqësuesit e Komunës do të informojnë pjesëmarrësit për aktivitetet e Komunës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, për të arriturat, vështirësitë dhe synimet si dhe investimet kapitale, ndërsa pjesëmarrësit mund të shtrojnë pyetje dhe të japin propozime përfaqësuesve të zgjedhur komunal lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e parë dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës.