Lajme
Komuna e Mitrovicës: TELEGRAM NGUSHËLLIMI
- 21/06/2022
- By RTV Mitrovica
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të punëtores shumëvjeçare të komunës, znj. Xhyle Peci, e cila ka punuar në sektorin e qendrës për shërbime të qytetarëve.
Komuna e Mitrovicës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Xhylen do ta përkujtojmë gjithnjë si një kolege shumë punëtore, bashkëpunuese dhe e dashur me të gjithë.