Lajme
Komuna e Mitrovicës subvencionon me sera 10 fermerë
- 20/04/2023
- By RTV Mitrovica

Komuna e Mitrovicës subvencionon me sera 10 fermerë
Në kuadër të Planit të Punës së Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural është realizuar projekti i radhës për subvencionim të fermerëve në fushën e serave në bashkëpunim me IADK-në, me ç’ rast drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Ferdi Kadriu, ka ndarë serat me fidane dhe sistem të ujitjes për fermerët e komunës.
Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e fermerëve mitrovicas, ku 10 prej tyre kanë përfituar sera të cilat do t’i ndihmojnë atyre për kultivimin e prodhimeve vendore, gjë që do të thotë se kjo mbështetje është e mirëseardhur për fermerë, dhe për furnizimin e tregut me kultura bimore.
Me këtë rast, në fjalën tij drejtori i DBZHR- së, Ferdi Kadriu, përshëndeti fermerët përfitues të projektit, duke i’u dëshiruar suksese në punën e tyre edhe në të ardhmen.
Ndërkaq në fund, fermerët përfitues kanë shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që po u jep Komuna. Ata thanë se do të punojnë maksimalisht për përkujdesje dhe mirëmbajtjen e serave, me qëllim të arsyetimit të mbështetjes dhe prodhimtarisë sa më të mirë.