Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Komuna e Mitrovicës shpërndan shporta të mbeturinave në fshatrat Vërnicë, Pirq dhe Vaganicë — RTV Mitrovica
Lajme

Komuna e Mitrovicës shpërndan shporta të mbeturinave në fshatrat Vërnicë, Pirq dhe Vaganicë

  • 07/04/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Të mërkurën që vjen, banorët e fshatrave Vërnicë, Pirq dhe Vaganicë të Mitrovicës, do të pajisen me shporta të mbeturinave, ka bërë të ditur Drejtoria për Mjedis në Komunë.

“Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit njofton banorët e fshatrave të Mitrovicës, Vërnicë, Pirq dhe Vaganicë se me datë 12.04.2023, ditë e mërkurë, duke filluar nga ora 10:00-14:00, do të bëhet shpërndarja e shportave për mbeturina. Këto shporta do të ndahen për banorët e këtyre tri fshatrave të cilët kanë paraqitur kërkesë në Drejtorinë për Mbrojtje të Mjedisit, si dhe për ata të cilët kanë nevojë të pajisen me shporta të tilla. Lokacioni ku do të shpërndahen këto shporta është Impianti i Reciklimit të Mbeturinave në Frashër të Mitrovicës. ”

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit ka thënë se do të vazhdojnë shpërndarjen e shportave edhe për disa lagje dhe fshatra tjera të komunës.